Mediat spanjolle dhe ato italiane gjithnjë e më shumë i bëjnë jehonë një mundësie të kalimit të Luka Modridç tek skuadra e Interit. Gjithsesi, sot ka ardhur një reagim nga ana e lojtarit, nëse mund të quhet i tillë.
Kroati është bashkuar me realin në stërvitje dhe duket se është entuziast për nisjen e aventurës së re. vetë 32-vjeçari shkruan në foton e postuar në “InstaStory”: “Rikthim në punë”, çka duket se nuk po e mundon veten me zhurmën e merkato që po gatuhet rreth tij.
Një sinjal ndoshta jo shumë pozitiv për tifozët zikaltër, të cilët po e ëndërrojnë një afrim të nënkampionët të Botës. Gjithsesi, pritet që takimi i mesfushorit me presidentin Perez të qartësojë gjithçka, edhe pse çdo ditë që kalon zvogëlon mundësinë për largimin e Modriç nga Bernabeu.
Kujtojmë që Reali po përgatiet për ndeshjen e Superkupës së Europës e programaur për t’u luajtur javën e ardshme.