Një fitore e merituar, edhe pse jo e thellë. Kanë mjaftuar dy gola për Genkun brenda fushës për të mundur Leh Pozhnanin. Skuadra belge ka shënuar në minutën e 44’ me anë të Malinovskit dhe në të 56’ me anë të Samatës, duke shpërdoruar më pas.
Sakaq, Zhegrova u aktivizua në minutën e 82’ në vend të Trosardit. Pas shtatë ditësh, në Poloni, do të jetë “raundi tjetër”. Nëse kalon më tej, Genku do të luajë playoff e Europa League përballë fituesit të çiftit Spartak Subotica-Brondbi, që sonte u mbyll 0-2 për danezët në Serbi.