Kukësi ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Gjeorgjisë, por ka hasur një mal me problem. Ashtu siç u raportua dhe mbrëmjen e djeshme vetëm portieri Faton Maloku ka mundur që të udhëtojë me ekipin drejt Tbilisit, por sërish ka pasur vështirësi për “gardianin” kosovar, i cili për 7 orë është detyruar që të qëndrojë në aeroport në pritje që situata të sqarohet.
Një situatë që ka trazuar të gjithë ekipin, pasi është një rast i paprecedentë. Drejtuesit janë në kontakt gjatë gjithë kohës me Ministrinë e Jashtme, por dhe me ambasadën në Turqi.
Po bëhet e pamundura të dhe Rexhinaldo të udhëtojë me skuadrën, por në anën tjetër Ethemi dhe Maliki e kanë gjati të pamundur që të bashkohen me ekipin, edhe pse po tentohet që ata të udhëtojnë nga Maqedoni.
Tjetër problem në Gjeorgji është fakti që skuadra e Kukësit nuk është pritur nga askush, as nga policia e shtetit, që nuk ka marrë masa për sigurinë e klubit dhe delegacionit shqiptar. Një situatë e çuditshme dhe aspak e hijshme nga ana e shtetit gjeorgjian që i krijon klubit kuksian kaq shumë peripeci, kur është vetëm një ndeshje futbolli për t’u luajtur.