Klubi i Llapit sapo ka zyrtarizuar transferimin ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare Ahmed Januzi. Bomberi nga Vushtrria i është bashkuar skuadrës nga Podujeva pas nënshkrimit të një marrëveshje 1-vjeçare.
Gjatë dy sezoneve të shkuara, 30-vjeçari ka luajtur për skuadrën e Prishtinës ku dhe arriti të gjente 11 herë rrugën e rrjetës. Për shërbimet e Januzit ishte në garë dhe klubi i Dritës, por gjilanasit nuk gjetën akordin financiar me lojtarin, i cili në të shkuarën është aktivizuar tetë herë me fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë, kur luante në kampionatin ukrainas me skuadrën e Vorskla Poltavës.