Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, edhe një herë tjetër i ka thurur elozhe qendërmbrojtësit Kulibali. Numri 1 i skuadrës së Napolit ka deklaruar se lojtari i Senegalit ka rinovuar dhe për 5 vite të tjera me skuadrën e Napolit. Po asht udhe një herë tjetër ka rrëfyer se ka refuzuar një ofertë prej 90 milion eurosh. Gjithsesi, Kulibali mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, por për numrin 1 të Napolit ai është më i mirë.
“Kulibali rinovoi kontratën sot për 5 vitet e ardhshme. Ne duhet të gëzohemi, pasi ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Për Kulibali, unë hodha poshtë një ofertë prej 90 milionë që i ktheva dërguesit”.
Napoli edicionin shkuar ishte shumë pranë fitimit të titullit, por Juventus u tregua skuadër më e pjekur në metrat e fundit dhe triumfoi sërish. Këtë edicion presidenti i Napolit e di se do të jetë e vështirë ndaj Juves që bën gjëra të paimagjinueshme si afrimi i Ronaldos, por ai beson se me punë do vijë dhe momenti i suksesit të shumëdëshiruar.