Flamurtari fiton në miqësore, Musta lider tek kuqezinjtë

Flamurtari është zhvendosur në Greqi për fazën përgatitore. Skuadra kuqezi po bëhet gati për edicionin e ri futbollistik, që do të nisë pas pak ditësh dhe trajneri Daja ka pasur mundësinë që të shohë të besuarit e tij në një tjetër takim miqësor, pasi para pak minutash ka përfunduar dhe testi me AEK U-20.

Skuadra vlonjate ka arritur që të fitojë me rezultatin minimal 1-0. Autori i golit të vetëm në këtë përballje ka qenë Emiljano Musta. Ky ishte suksesi i dytë i skuadrës kuqezi, pasi më herë Flamurtari kishte fituar 13-0 ndaj ekipit modest të APOK Velouki.

Stafi teknik ka pasur mundësinë të vëzhgojnë nga afër dhe disa nga lojtarët që janë në provë, por dhe afrimet e kësaj merkato, në fushë mësohet se ka qenë edhe argjentinasi Torasa, ndërsa Kale nuk është aktivizuar, pasi siç dihet ai fillimisht duhet që të zgjidhë përplasjen që ka me Kukësin, për çështjen e kontratës. Gjithsesi, lojtari është bashkuar me skuadrën vlonjate prej disa ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online