Turbina ishte në hall për një portieri, pasi Klevis Hysenbelli me përfundimin e kampionatit u largua dhe i është bashkuar skuadrës së Laçit në Superiore. Cërrikasit prej ditësh po kërkonin për tjetër “gardian” dhe duket se e kanë gjetur.
Do të jetë Leonid Varfi ai që do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së drejtuar nga Sinan Bardhi. Portieri tepelenas, tashmë 21 vjeç, në të shkuarën në Shqipëri ka qenë pjesë e Dinamos, pa mundur të luajë për ta.
Së fundmi ai ka luajtur në Gjermani me SV Sparta Liçtenberg, që garon në Berlin Liga. Varfi është bindur të kthehet në Shqipëri dhe tanimë do të jetë pjesë e skuadrës së Turbinës në Kategorinë e Parë. /MARIGLEN MIRAKA/