“I çmenduri” Bielsa, mjaftojnë 2 muaj për të qenë kundër drejtuesve!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Trajneri “i çmendur”, Marselo Bielsa, nuk mund të dilte nga vetja. I mjaftuan vetëm 2 muaj punë me Lidsin që të ketë probleme me drejtuesit e klubit. Të gjithë bastexhinjtë anglezë mund të kenë kapur skedina të mira, pasi koeficienti që diçka e tillë të ndodhte nuk ishte shumë i lartë, por prej atyre të sigurtëve.

Numri një i stolit të Lidsit e mori detyrën e re vetëm para dy muajsh, aq i mjaftuan që të nxjerrë si të padëshiruar dhe sulmuesin Kaleb Ekuban. Megjithatë, ai ka humbur durimin me drejtuesit e klubit dhe marrëdhëniet e palëve janë të acaruara.

Mediet angleze raportojnë se shkak është bërë shitja e lojtarit të ri Ronaldo Vieira te skuadra e Sampdorias. 20-vjeçari ishte në planet dhe projektin e teknikut, ndërsa drejtuesit pa dijeninë dhe miratimin e teknikut e dërguan në Seria A. Kaq ka mjaftuar për të ndezur “urganin” Bielsa. Bastet tani kanë nisur se sa do të zgjasë në pankinë ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online