VIDEO/ “Piter Pan” Olajinka fluturon, debuton menjëherë me gol!

Ndeshja e parë, goli i parë për këtë sezon. Piter Olajinka menjëherë tregon se shifra e paguar nga klubi çek prej 3,2 mln eurosh, si futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Slavia Pragës, nuk e tremb, përkundrazi, e motivon.

Vetëm pak minuta i mjaftuan nigerianit (u aktivizua në të 83’), ish-lojtari i Bylisit dhe Skënderbeut në Superligë, për të lënë shenjë dhe treguar vlerat, duke i vënë kapakun fitores së Slavias ndaj Opavas, duke shënuar golin e 3-1, pasi ndeshja ishte 2-1 për ekipin e Pragës, por kundërshtari po rrezikonte.

Ai përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes kundërshtare pas disa tentativash radhazi drejt katërkëndorit, për të dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Slavia kryeson kampionatin me 6 pikë, teksa këtë sezon, sipas gjasave, do të synojë titullin. Për Olainkën, eksperienca e dytë në kampionatin çek, duke qenë se vjet luajti me Dukla Praga, duke shënuar 6 gola në 29 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *