Turbina në hall, i duhet portier

Ekipi i Turbinës po vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet verore. Skuadra është duke u kompletuar dhe trajneri Bardhi duket shumë optimist, por problem për të verdhet mbetet porta.

Siç dihet, titullari Klevis Hasanbelli është larguar dhe ka shkuar tek ekipi i Laçit, kështu që kuadrati cërrikas është bosh dhe shume shpejt duhet gjetur një portierë me përvojë.

Krerët e klubit bëjnë të ditur se kanë piketuar një portier të tillë dhe janë në negociata, për të firmosur me atë që do të mbrojë portën e Turbinës në sezonin e ri. Shumë shpejt pritet që portieri i ri të arrijë marrëveshjen dhe t’i bashkohet grupit.

Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *