Lushnja e Apolonia janë ndeshur sot në një miqësore në “Roza Haxhiu” që si zakonisht ka ngjallur interes, edhe pse për fat të keq të dyja këto skuadra janë tashmë në Kategorinë e Parë dhe nuk e kanë forcën financiare për të ndërtuar ekipe dinjitoze për Superiore.
Lushnja këtë verë ka humbur shumë lojtarë dhe është në proces rinovimi, ndaj humbja 2-1 ndaj Apolonisë nuk është surprizë.
Fierakët po punojnë më mirë, ka kohë që janë stabilizuar dhe me një ekip të ri e ambicioz kërkojnë të luftojnë si zakonisht për 3-4 vendet e para në Kategorinë e Parë.
Lushnja shënoi e para, me Mezinin në minutën e 21-të, por ndeshja ishte shumë e ekuilibruar dhe në minutën e 42-të Hysenshahaj barazoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë Apolonia e rriti presionin dhe në minutën e 61-të Ksement Mehmeti shënoi një supergol direkt nga goditja e dënimit, gol që vendosi fatet e derbit.