Barça nuk heq dorë nga Rabiot, Abidal merr përsipër operacionin

Kontrata e Adrien Rabiot përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm dhe në Paris kanë si synim që ta mbajnë mesfushorin. Gjithsesi, kontrata e ofruar nga drejtuesit francez nuk e kënaq 23-vjeçarin, i cili tani po shqyrton ofertat që do i kanë arhdur.

Barcelona është gati dhe ka kohë që ka tentuar që ta afrojë mesfushorin, por PSG nuk do në asnjë mënyrë që të heqë dorë nga lojtari në fjalë. Mësohet se Barcelona ka angazhuar Erik Abidal për t’i mbushur mendjen sheikut Naser Al Khelaifi. Ish-lojtari i Barcelonës ka marrë një rol drejtuesi dhe një nga detyrat e tij është që ta sjellë Rabiot në Spanjë. Abidal e ka takuar numrin 1 të PSG-së dhe negociatat janë rihapur.

Nuk do të jetë një mision shumë i lehtë, megjithatë dëshira e lojtarit mund të vendosë shumëçka, pasi nëse PSG nuk rinovon dhe lojtari qëndron në Paris, atëherë verën e ardhshme 23-vjeçari do të largohej si një lojtar i lirë dhe PSG nuk do të përfitonte asgjë. Në të tilla kushte, një shitje tek Barcelona do të ishte më fitimprurëse për kampionët e Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online