Donis Avdiaj është konsideruar si një nga lojtarët më me perspektivë të përfaqësueses së Kosovës. Në kohën kur sulmuesi firmosi një kontratë profesionale me Shalke 04, klauzola për largimin e tij flitej se ishte plot 49 milion euro. Flasim për disa vite më parë dhe jo sot që mund të duket një shifër mëse normale.
Gjithsesi, besimi i drejtuesve të skuadrës nga Gelsenkirshen ka mbaruar dhe 21-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane. Ka qenë menaxheri i klubit Karsten Schmidt që e ka konfirmuar një lajm të tillë. Po ashtu drejtuesi i “minatorëve” shkon dhe më tej, duke theksuar se lojtari nuk është në planet e trajnerit Domeniko Tedesko.
Me skuadrën e parë të Shalkes, Avdijaj luajti vetëm 9 ndeshje, por vetëm 2 prej tyre titullar. Aventura e fundit në Holandë me ekipin e Rodes nuk i ka bindur drejtuesit gjerman që t’i japin mundësinë e rikthimit dhe tani Avdijaj është i detyruar që të kërkojë një aventurë të re.