Kukësi mori një barazim pa gola në shtëpi me skuadrën e Karabakut dhe beson ende se mund ta kalojë edhe turin e dytë kualifikues në Champions. Skuadra e Armando Cungu do të diskutojë në 1 gusht çështjen e kualifikimit në Azerbajxhan, në një takim që nuk pritet të jetë aspak i lehtë për verilindorët, duke marrë në konsideratë faktin se skuadra e Ani Agollit ishte superiore dhe në “Loro Boriçi”.
Në ndeshjen e kthimit, tekniku shkodran mund të gëzohet disi, pasi do të ketë dy lojtarë më shumë të gatshëm për misionin e vështirë që e pret. Vangjel Zuro e ka shlyer kartonin e kuq që mori në ndeshjen e kthimit me Valetën dhe do jetë i gatshëm.
Në anën tjetër në dispozicion të stafit teknik do të jetë dhe sulmuesi Rexhinaldo, i cili duke nisur që nga sot do të jetë pjesë e Kukësit. Sulmuesi nga Mozambiku shihet si një nga goditjet e verilindorëve dhe shihet si një alternativë me vlerë për takimin që do të zhvillohet në Baku.