FOTO | Ekskluzive: Mbërrin në kryeqytet sulmuesi i ri i Partizanit

Partizani kërkon një sulmues që të garantojë gola dhe emri i atij që pritet të zyrtarizohet është mësuar prej ditësh, madje kemi raportuar edhe për arritjen e marrëveshjes për huazimin e tij. Bëhet fjalë për një sulmues të ri dhe të njohur si Ruban Hebaj.

Shkodrani është nën kontratë me Domzhalen në Slloveni, por atje nuk ka pasur shumë hapësira dhe është parë e rrugës që të rikthehet në Superiore, ku do të ketë mundësinë të jetë sulmuesi kryesor i Partizanit.

Hebaj momentalisht ndodhet në kryeqytet dhe “Sport Ekspres” ju sjell edhe foto nga takimi që po zhvillohet mes tij dhe zyrtarëve të Partizanit. Me shumë mundësi nuk do të vonojë edhe zyrtarizimi nga ana e klubit të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *