Partizani është me pushime momentalisht. Ekipi do të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega me 31 korrik. Skuadra e “demave” u paraqit pozitivisht në Europa League, pasi u eliminua nga ekipi i Mariborit me një rezultat të përgjithshëm 3-0. Disniveli i ekipive ishte i dukshëm, por në fund kryeqytetasit u munduan të bënin mirë.
Merkatoja është një pikë kyçe e “demave”. Drejtori Olsi Rama duhet të përforcojë ekipin për të ardhmen. Në fakt, në këtë valë ku do të ketë afrime, me Rubin Hebajn që duket se është i pari që do të firmosë me kryeqytetasit. Nga krahu tjetër, kryqytetasit shpresojnë të kenë merkato dhe në dalje.
Jasir Asani dhe Lorenc Trashi janë dy futbollistët që dëshirojnë një aventurë jashtë Shqipërie. Të dy kanë patur interesime dhe kanë folur me drejtuesit e klubit se duan të largohen në rast se kanë një mundësi të mirë jashtë vendit. Për momentin nuk ka patur diçka konkrete, por nëse ndonjë ofertë e mirrë mbërrin në klub të dy futbollistët do të largohen dhe me pëlqimin e klubit.