Shkëndija merr lajmin e keq, gjashtë muaj pa Radeskin

I pafat sulmuesi Marjan Radeski dhe Shkëndija që duhet të bëjë një periudhë të gjatë pa të. Pas kontrolleve mjekësore është konfirmuar këputja e ligamentit të gjurit, që do e lërë sulmuesin e kuqezinjve për gjashtë muaj jastë fushave të blerta.

“Shkëndija do të jetë pa Marjan Radeskin një periudhë më të gjatë. Dëmtimi i pësuar në Uells në takimin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të Champions League kundër The Nju Saints rezulton të jetë serioz. Testimet e detajuara dhe rezonanca magnetike tregojnë këputje të ligamenteve të përparme të kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë. Kjo nënkupton ndërhyrje kirurgjike dhe pauzë më të gjatë e nevojshme për rehabilitim. Ndërhyrja do të kryhet ditëve në vijim, ndërsa menjëherë do të startohet me procesin e rikuperimit”, njofton klubi i Shkëndijës.

Radeski, vetëm 23 vjeç, është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti te Shkëndija. Sezonin e fundit arriti të shënojë 9 gola në kampionat, ndërkohë që në të të tilla shifra ka realizuar edhe në dy sezonet e mëparshme me tetovarët. Sulmuesi në fjalë është edhe pjesë e përfaqësues së Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *