Pritet zyrtarizimi, mbrojtësi ndjek Tiranën në miqësore

Marrëveshja është arritur prej disa javësh. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që duket formalitet edhe prej faktit se Sedat Berisha ndihet lojtar i Tiranës me efekt të plotë. Mbrojtësi ishte i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur në aksion skuadrën e tij të re, në miqësoren ndaj Apolonisë.

28-vjeçari i lindur në Shkup sapo përfundoi procedurat për të prishur kontratën me Vllazninë, ekipin me të cilin luajti në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Berisha e ka kaluar çështjen në FIFA, ku pretendon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga klubi shkodran.

Kjo është edhe arsyeja përse Tirana ende nuk e ka prezantuar Sedat Berishën si përforcimin më të ri të bardhebluve në merkato. Zyrtarizimi pritet të ndodhë në orët në vazhdim, edhe sepse mbrojtësi me origjinë shqiptare i dha fund pushimeve pranë familjes së tij në Shkup dhe tashmë duket gati për aventurën me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online