Miqësoret “bullgare”, Kastrioti konfirmon dy

Kastrioti vazhdon fazën përgatitore në Bullgari. Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori është rikthyer në Superiore dhe në kampin krutan të gjithë po punojnë për të krijuar një ekip të fortë. Mbas konfirmimit të miqësores ndaj AEL Limasolit, drejtuesit e Kastriotit kanë konfirmuar miqësoren e dytë. Përsëri një ekip qipriot, konkretisht NEA Salamis.

Përballë AEL-it, djemtë e Plorit do të luajnë me datë 28 korrik, ora 18:00, ndërsa ndeshja tjetër luhet më datë 2 gusht, po në orën 18:00, përballë NEA Salamis.

Kastrioti ka zhvilluar 4 miqësore deri tani, 2 përballë Laçit, Kukësit dhe Teutës. Asnjë fitore, por krutanët do tentojnë të marrin fitoren e parë verore përballë ekipeve qipriote.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online