Lokomotiva e Zagrebit i ka hedhur sytë nga Shqipëria dhe po kërkon për talente. Lirim Kastrati është një nga të rinjtë që po shkëlqen me ekipin e parë dhe ka pasur oferta nga Hajduku i Splitit, që ka arritur të ofrojë deri në 3 milionë euro. Gjithsesi kroatët nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi, të cilin e kanë marrë nga Shkëndija e Tiranës.
Tanimë me ta janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë: Indrit Tuci, i cili ka qenë kapiten te Akademia e Futbollit, si dhe sulmuesi Arbër Mehmetllari. Ky i fundit ka postuar një foto në “Instagram”, duke treguar se do të jetë pjesë e kroatëve sezonin e ardhshëm.
Ai është testuar prej kohësh dhe e ka kaluar atë, ndërkohë që do të nisë të luajë me moshat dhe ekipin e dytë. Në momentin që do mbushin 18 vjeç, si Mehmetllari, ashtu është Tuci, do të nënshkruajnë kontratat si profesionistë bëjnë me dije burime të “Sport Ekspres”. Të dy të rinjtë janë edhe në fokusin e kombëtareve të moshave, teksa janë grumbulluar më parë nga Erjon Bogdani te Shqipëria u19.