Murinjo: Dua dhe dy lojtarë, pas 9 gushtit do na sulmojnë në merkato

Zhoze Murinjo ka zbuluar se ai dhe Mançester Junajtit janë ende në merkato, madje atij i duhen dhe dy lojtarë të tjerë për ta kompletuar skuadrën. Në të njëjtën kohë portugezi paralajmëron dhe rivalët e tjerë, të cilët janë treguar më të “shkathët” në merkato se duhet të presin “sulme” pas mbylljes së merkatos.

Deri më tani “djajtë e kuq” kanë afruar portierin Lee Grant, mbrojtësin Diogo Dalot dhe mesfushorin Fred. Në një intervistë për ESPNFC, timonieri i Junajtit flet nga Amerika.

“A kam ndonjë dëshirë tjetër për merkaton? Unë do të merrja dhe dy lojtarë të tjerë”, tha fillimisht numri 1 i stolit të Maçester Junajtid.

Toni Kros dhe Rafael Varan janë dy emrat që së fundmi përfliten si objektivat e Mançesterit, megjithatë do të jetë mjaft e vështirë, pasi kampionët e Europës vështirë se do të lejonin dhe dy yje të tjerë të largoheshin pas Ronaldos.

Më pas Muronjo e zhvendos vëmendjen tek merkato, duke theksuar se pas 9 gushtit, kur mbyllet merkato në Angli, skuadrat e mëdha të ligave të tjera do tentojnë të “peshkojnë” në Premier League.

“Kam përshtypjen se është diçka pozitive që merkato mbyllet para se të nisë sezoni i ri. Është e mirë për një klub dhe për një trajner që kur të nisë sezoni i ri ta dijë se kjo është skuadra e tij, së paku deri në janar dhe nuk do të ketë më largime”.

“Nuk do të ishte normale që një lojtar të luajë me skuadrën tënde në gusht dhe në shtator ta kishe si kundërshtar. Do të ishte shumë e çuditshme kjo situatë dhe mendoj se është e drejtë që merkato mbyllet para fillimit të kampionatit”.

“Do të jetë një rrezik për Premier League-n, që pas 9 gushtit, kur mbyllet merkato në Angli, shumë skuadra nga ligat  tjera do të tentojnë të marrin lojtarë nga ne dhe do të jetë situatë jo e mirë dhe klubet angleze duhet të jenë gati për sulmet e tilla”.

“Pas datës 9 klubet angleze mund të shesin, por nuk mund të blejnë dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online