Epoka e Luis Enrikes te përfaqësuesja spanjolle sapo ka filluar. Një ndër problemet e kombëtares “La Roja” është qendra e mbrojtjes, ku dorëheqja e Zherard Pikes ka lënë një boshllëk.
Por, Enrike ka gjetur zgjidhjen perfekte. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Mançester Sitit Aimerik Laport, i cili u transferua te kampionët e Anglisë gjatë merkatos së Janarit për 65 milionë euro.
Lojtari 24-vjeçar akoma nuk është aktivizuar në një ndeshje zyrtare për vendlindjen e tij Francën dhe Enrike kërkon të përfitojë nga ky fakt, pasi Laport vazhdon të snobohet nga Didier Deshamp.