Çudia, Çelsi kërkon t’i marrë portierin Milanit

0

Milani në fund të sezonit të shkuar zyrtarizoi marrëveshjen me portierin e Napolit Pepe Reina, i cili dilte i lirë në treg, sepse i mbaroi kontrata.

Në fillim të korrikut, sipas rregullores, Milani depozitoi në Ligë kontratën 3-vjeçare me portierin veteran, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer te Napoli dhe është një garanci, nëse Milani shet Donarumën.

Megjithatë, Premium Sport në Itali sot publikon një lajm të bujshëm: Çelsi kërkon Reinan!

Trajneri Mauricio Sarri nuk dëshiron të shpenzojë një thes me para për Donarumën apo ndonjë portier tjetër, ndërsa i duhet pasuesi i Kurtuasë, që po shkon te Reali.

Trajneri italian kërkon të bashkohet sërish me Reinan dhe i ka kërkuar Çelsit të blejë spanjollin. Ndonëse nën kontratë, Reina largohet pa probleme nëse Çelsi paguan, por Milani zor se pranon, edhe pse milionat për Reinan do ishin fitim “qyl”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.