Pol Pogba ka shënuar në finale dhe ka fituar Kupën e parë të Botës… Askush nuk e kishte imagjinuar, edhe pse kritikat kanë qenë të shumta për lojtarin e Mançester Junajtidit… Sakaq, ai ka folur për TF1 pas ndeshjes: “Kemi bërë të dridhet Franca dhe shpresojmë që të gjithë të jenë krenar për ne.
Faleminderit! i kemi dhuruar një ëndërr të gjithë fëmijëve dhe tani… nuk kam më zë! (qesh). Sot kisha thënë se do të ishin 90 minuta ku mund të shkruhej historia e Francës dhe tani e realizuam: është gjithçka shumë e bukur”.