Nëse nuk do të ishte për problemet ligjore që Karim Benzema ka pasur me ish-kolegun e tij Matie Valbuena, sulmuesi i Realit të Madridit do ta merrte me siguri një biletë për në Botëror, por qëndrimi i teknikut Deshamp ishte i qartë, Benzema për të e kishte kaluar cakun.
Përjashtimi nga kombëtarja i ka dhembur shumë 30-vjeçarit, por gjithsesi ai nuk mund të harronte të uronte shokët e tij për suksesin historik që ata sapo arritën në tokën Ruse. “Urime djema” ishte mesazhi i shkurtër që ai shpërndau në rrjetet sociale.