Në gjysmë sezoni Rafinja hyri në zemrat e tifozëve të Interit dhe u ndje zikaltër, 100%. Për fat të keq, nuk ishte i tillë në aspektin juridik, sepse kartoni i përkiste Barcelonës dhe në fund Interi nuk e bleu, pasi çmimi ishte tepër i lartë.
Duke folur për të përditshmen braziliane Lancenet, Rafinja nuk e fsheh zhgënjimin e tij për një aventurë pozitive, por të mbyllur pa buzëqeshje.
Mesfushori rigjeti formën perfekte fizike në Milano, luajti 17 ndeshje e shënoi 2 gola dhe mendonte se do të qëndronte në Milano: “Për mua Interi ishte një eksperiencë spktakolare, pas dëmtimit të rëndë ishte e rëndësishme të kthehesha në fushë dhe të luaja rregullisht. E gjeta veten në një kampionat me stil futbolli të panjohur për mua, në një vend ku nuk dija as gjuhën. E dija që do ishte mjaft e rëndësishme të ambientohesha shpejt dhe të gjithë më pritën shumë mirë, kjo më ndihmoi shumë.
“Keqardhje? Tek Interi ia kalova shumë mirë, e vetmja gjë që mëka mbetur peng është se mendova se do të qëndroja. Isha vërtet i bindur se falë kualifikimit në Champions do të qëndroja, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Është gjithnjë një çështje biznesi, ndonjëherë futbolli nuk i realizon dëshirat e njerëzve. Tani jam i Barcelonës, më 11 korrik do të dal në stërvitje dhe më pas do të shohim”.