Di Maria: Reali më kërkoi të mos luaja në finalen e Botërorit 2014, por e grisa letrën

Reali i Madridit vendosi ta shiste Angel Di Marinë në verën e vitit 2014, duke e zëvendësuar me Hames Rodrigez, por tani argjentinasi zbulon se dinte gjithçka dhe se Los Blancos u munduan ta ndalonin të luante në finalen e Kupës së Botës 2014.

Në një rrëfim për “The Players’ Tribune”, Di Maria ka shpjeguar se Reali kishte frikë se Di Maria rrezikonte dëmtim serioz, duke qenë se kishte pasur probleme fizike, ndaj i kërkoi Di Marisë të mos luante, nëpërmjet një letre që mjeku i Argjentinës Daniel Martinez ia çoi mesfushorit.

“Menjëherë e kuptova çfarë po ndodhte, të gjithë e kishin dëgjuar që Reali dëshironte të blinte Hames Rodrigez pas Kupës së Botës dhe dihej që do largohesha unë, për t’i bërë vend.

“Reali synonte të më shiste dhe kishte frikë se do të dëmtohesha, ishte e thjeshtë. Ky është biznesi i futbollit që njerëzit nuk e shohin gjithnjë.

“I thashë Danielit të më jepte letrën. Nuk e hapa fare. E grisa dhe i thashë ‘hidhe poshtë, këtu vendos vetëm unë’”.

Di Maria nuk e luajti në fakt atë finale të humbur, por jo për shkak të kërkesës së Realit. “Sinqerisht, doja të luaja atë ditë, edhe sikur të ishte ndeshja e fundit në karrierën time. Megjithatë, nuk doja t’i ndërlikoja punët për skuadrën time, ndaj shkova mëngjesin e ndeshjes te trajneri ynë Sabeja, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyer, dhe i thashë me sinqeritet që duhej të hidhte në fushë lojtarin që mendonte se duhej të luante. Sabeja vendosi që të luante Enzo Perez, i cili ishte në formë pefekte fizike, ishte një vendim që nuk më shqetësoi aspak”.

Di Maria nuk luajti fare në finale, Gjermania fitoi 1-0 në shtesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online