Humor në Portugali, Sportingu pushon nga puna Mihajloviçin

Më 18 qershor Sinisha Mihajloviç firmoste për Sportingun e Lisbonës, duke u bërë trajner i ekipit luzitan, me një kontratë 3-vjeçare, me 2 milionë euro në sezon.

Një trajner problematik për një klub në kaos, dukej martesa ideale për ta bërë çorap fare punën.

Megjithatë, sot vjen lajmi i bujshëm: Mihajloviç mund të pushohet nga puna!

Lajmin e jep e përditshmja portugeze Record, që shkruan se tashmë është vetëm çështje orësh për zyrtarizimin, sepse klubi ka vendosur ta largojë serbin e prezantuar para pak ditësh.

Kontrata e Mihajloviçit kishte klauzola të ndryshme dhe klubi shpreson të përfitojë nga fakti që trajneri është benda periudhës 15-ditore ku parashikohet prishja e kontratës së punës. Një situatë e ndërlikuar, tipike për Sportingun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online