Ilir Avdyli ishte “heroi” i Kamzës ndaj Vllaznisë, teksa mbajti portën e tij të paprekur në një finale për mbijetesën. “Ishte ndeshje e rëndësishme, ishim përgatitur, edhe pse kishim dy dit kohë. Një fushë e vështirë, zhvillohej në kushte perfekte dhe skuadra kishte motivimin e duhur. Barazimi ishte rezultati më i drejtë”.
“Te Kamza erdha në janar, bëra fazën dhe më pas u futa në ndeshje. Kisha kohë pa luajtur me Shkëndijën. Tani e kam marrë veten, sidomos në dy ndeshjet e fundit që kam mbajtur portën e paprekur. Kamza është trampolinë e mirë, por me rëndësi është që të qëndrojmë në Superiore. Kam kontratë deri në janar, me rëndësi klubi, që të realizojë objektivin. Për të ardhmen të shohim”.
“Kampionatin shqiptar e ndjek prej vitesh, kam qenë pjesë e Tiranës, i njoh lojtarët e Superiores dhe nuk e kisha problem të luaja ndaj Sukajt dhe Likës, ndaj të cilëve duhet të jesh i kujdesshëm, pasi kanë goditje të mirë”, tha Avdyli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.