Kukësi bën detyrën dhe “arratiset” i dyti

Kukësi bën detyrën ndaj Lushnjen edhe pse nuk ishte një takim dhe aq i lehtë. Kuksianët dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Lushnja në krahun tjetër tregoi dhe një herë se nuk lëshon rrugë aspak dhe bën maksimumin e saj në çdo ndeshje. Në një stadium të boshatisur, Lushnja e nisi me pretendime ndeshjen, teksa kishte rezerva për një 11-metërsh që në startin e ndeshje. Mendon i zakonshmi Guri për t’i dhënë avantazhin Kukësit, i cili përfiton nga gabimi i një prej mbrojtësve miq dhe i vetëm me Spahon shënon me një harkim të bukur. Lushnja vendos ekuilibrin teksa në një prej daljeve përpara, Papa ndalet në mënyrë të parregullt nga Hoxha dhe përfiton një 11-metërsh. Pepa tregohet i saktë dhe i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fraksionin e dytë Kukësi do ishte më agresiv, por do duhej një lëvizje e Peter Pakult që skuadra të merrte avantazhin. Austriaku aktivizoi pas shumë ndeshjesh sulmuesin Balde dhe ky i fundit shënoi pak sekonda më vonë, duke vendosur fatin e takimit pas një harkimi të Zhderiç. Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pasi Pepa u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me Zhderiç. Kukësi siguron pjesëmarrjen në Europë me këtë fitore, por tani është shumë afër sigurimit të vendit të dytë, pasi kur duhen dhe 4 ndeshje nga fundi është 10 pikë larg Luftëtarit të vendit të tretë.

Kukësi 2-1 Lushnja

Shënues: Guri 33′, Balde 59’/ Pepa 39′

GOLAT

33′ – Koreshi gabon në mbrojtje dhe Guri nuk fal i vetëm me Spahon, duke e kaluar topin mbi portierin mik.

39′ – Papa merr një 11-metërsh pas një ndërhyrje të Hoxhës dhe Pepa merr përsipër ekzekuton duke vënë sërish ekuilibrin.

59′ – Zhderiç harkon nga e djathta, Balde i sapofutur në lojë me kokë godet saktë dhe i jep golin e avantazhit Kukësit.

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria (Joti 90+4′, Imami, Shkodra (Peposhi 62′), Ethemi (Balde 56′), Guri. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koliçi, Sadiku, Koldashi, Bytyçi.

Lushnja: Spaho, Magani, Koreshi, Premçi (Meto 23′), Marku, Gava, Taullau (Haxhiu 70′), Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla. Të gatshëm: Bejte, Pergjini, Ademi.

Kartonë të verdhë:  Hoxha 38′, Zhderiç 79′, Peposhi 84’/ Sefa 2′, Koreshi 65′, Haxhiu 73′, Papa 80′

Kartoni kuq: Pepa 78′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *