Pa Plakun Kamza nuk shënon as me penallti, Luftëtari merr pikë të artë

Kamza është ndalur te barazimi pa gola sot në fushën e vet nga Luftëtari. Themi “ndalur” për faktin se ishin kamzalinjtë ata që mbajtën frenat e lojës dhe mbi të gjitha humbën një 11-metërsh në minutën e 76-të, vendim i dyshimtë i arbitrit Jorgji, sepse nga pamjet filmike duket se Raçiç simuloi. Gjithsesi, drejtësinë e vendosi në vend portieri grek Athanasopulos, duke grushtuar dhe duke mbajtur rezultatin të bardhë.

Një ndeshje e luftuar, shumë nervoze, me dy skuadra që kërkonin me çdo kusht pikë, por Kamza ishte në hall më të madh për fitore. Mund ta kishte marrë, por ndoshta mungesa e Sebino Plakut ka ndikuar shumë, aq sa goli mbeti tabu.

E shtunë, 5 maj, ora 16.00, stadiumi Kamza

Kamza – Luftëtari      0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Arrabal, Zguro, Zefi (Mumajesi 87?), Malaj, Idrizaj, Mehmeti (Raçiç 70?), Fukui, Fili (Rezi 74?). Të gatshëm: Gjonikaj, Kuqi, Ymeri, Lelis.

Trajner: Julian Ahmataj

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç,  Beqiri, Demo (Rapo 72?), Aleksi, Ramadani, Liçaj (Lamçe 80’), Rroca, Bregu, Shkurtaj (Aurelio 60’). Të gatshëm: Ruçi, Toledo, Janku, Minga.

Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Zefi 60’, Mehmeti 68?, Fukui 78?, Zguro 84? / Liçaj 26?, Ramadani 53?, Demo 56?, Aleksi 70?

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rudin Preça, Astrit Mahmuti. Pas porte: Andi Koçi, Fatjon Xhemalaj

Vëzhgues: Prek Pjetrushi; Delegat: Lysien Nurishmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online