Donis Avdijaj rigjen formën në Holandë, Këln shfaq interes

Karriera e Donis Avdijajt nuk sipas parashikimeve të drejtuesve të klubit të Shalkes kur dy vite më parë vendosën një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij.

Mbas një sër huazimesh të dështuara, 21-vjeçari po tregon më në fund vlerat e tij të vërteta në kampionatin holandez ku në nëntë ndeshje për skuadrën e Rodës ka shënuar tri gola si dhe ka regjistruar një asist.

Kjo ecuri e mirë e sulmuesit kosovar ka ngjallur interesin e skuadrës së Këlnit që po shikon mundësinë e blerjes së kartonit të tij për vitin që vjen. Në një prononcim për “Bild” drejtori sportiv i ekipit gjerman, Frank Aehlig tha: “Avdijaj është një lojtar shumë cilësor. Karriera e tij nuk pati një fillim të mirë, por talenti i tij nuk diskutohet. Po e vëzhgojmë me kujdes, shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *