Partizani nis bisedimet, gati rinovimi i Fejzullahit

Partizani i ofron kontratë 2-vjeçare, pritet përgjigjja e mbrojtësit të djathtë. 25-vjeçari mund të rinovojë me “demat”

Partizani ka vetëm 3 lojtarë që i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni. I pari është kapiteni Idriz Batha, i dyti Arbnor Fejzullahi dhe i treti Renaldo Kalari. Bisedimet me mesfushorin kanë nisur, por negociatat kanë ngecur, pasi palët nuk janë dakord për kushtet kontraktuale. Numri 10-të i të kuqve kërkon nga drejtuesit e klubit që të ketë një kontratë më të mirë në aspektin financiar, ndërsa zyrtarët e klubit të kuq nuk duan të plotësojnë kërkesat e futbollistit shtatshkurtër. Në kushte të tilla, negociatat kanë ngecur dhe bisedimet janë në udhëkryq, pasi Batha pretendon se ka pas vetes Flamurtarin që është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e tij ekonomike, ndërsa të kuqtë kanë para merkaton e verës.

Në krahun tjetër, burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit kanë nisur bisedimet me mbrojtësin tjetër Arbnor Fejzullahi për zgjatjen e kontratës.

BISEDIMET – Fejzullahi po kalon sezonin e tij të 4-ët me Partizanin. Ai është një nga futbollistët më të përfolur dhe më cilësor të klubit të kuq, por sezonin e fundit i ka shkuar gjithçka keq, pasi u dëmtua në start. 24-vjeçari mori një goditje në ndeshjen e Kupës së Republikës kundër Naftëtarit dhe u detyrua që të operohej, kjo bëri që preshevari të humbiste sezonin. Rikthimi i tij në fushën e lojës do të bëhet gradualisht dhe nuk do të rrezikohet me të. Trajneri Klevis Dalipi nuk e ka aktivuar ende në një ndeshje zyrtare, pasi e di që nuk është gati.

Fejzullahit i mbaron kontrata në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit kanë shfaqur besim te ai. Ata kanë nisur bisedimet me lojtarin për zgjatjen e kontratës. Drejtuesit e klubit i kanë ofruar kushtet e tyre dhe tashmë është radha e Fejzullahit për të dhënë përgjigje.

KONTRATA E RE – Të njëjtat burime saktësojnë për “Sport Ekspres” se klubi i kuq i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare lojtarit të tyre. Ata duan të kenë shërbimet e mbrojtësit dhe për dy vitet e ardhshme duke treguar besim te futbollisti preshevar. Zyrtarët e klubit i kanë ulur paksa pretendimet financiare, pasi Fejzullahi merr 4000 euro në sezon. Duke shfrytëzuar dhe faktin që është i dëmtuar, ata duan të ulin pazarin me futbollistin dhe i kanë ofruar kontratën e re.

PËRGJIGJJA – Nënshkrimi i kontratës së re është në dorë të mbrojtësit. Ai nuk u ka kthyer ende përgjigje klubit të kuq, pasi kërkon që të rishohë termat financiarë. Klubi dhe Fejzullahi kanë dëshirën e mirë për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Të shohim dhe të presim nëse do të ndodhë ndonjë e papritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online