Barazimi mes Fenerbahçes e Kukësit pati në fund skena absurde, me një sherr masiv pas penalltisë së dhënë pro Fenerbahçes në minutën e fundit të ndeshjes.
Pa u marrë vesh arsyeja e saktë, lojtarë e drejtues nisën sherrin, aq sa u mendua edhe për ndërprerje të takimit, por më pas gjithçka kaloi.
Sot gazeta turke Habertürk shkruan se fajin për gjithçka e kishte trajneri i Kukësit, Peter Pakult, i cili në mënyrë të vazhdueshme bënte gjeste me duar dhe pas penalltisë u kthye duke lëshuar një breshëri ofendimesh drejt stolit të Fenerbahçes. Pas kësaj, kapiteni i Fenerbahçes, Volkan Demirel, së bashku me një futbollist tjetër turk, shkuan drejt stolit të Kukësit dhe nisi grindja masive.