Tare fiton betejën, ylli i mbrojtjes rinovon

0

Më në fund mbyllet telenovela Stefan de Vrij, sepse ylli i Lacios ka vendosur të rinovojë. Igli Tare dhe Klaudio Lotito kanë pritur gjatë, kanë biseduar, nuk janë futur asnjëherë në konflikt me mbrojtësin, i cili në verë dilte i lirë në treg dhe Lacio rrezikonte ta humbiste falas.

Tani gjendet marrëveshja, De Vrij qëndron te Lacio dhe në kontratë do të ketë një klauzolë: kush paguan 25 milionë euro, e merr. Shifër e ulët për një ndër mbrojtësit më të mirë në Europë, por më mirë se hiç, sepse Lacio do ta humbiste falas në verë.

Të gjithë të kënaqur, një tjetër kryevepër e Lacios, sepse në raste të tilla futbollistët rrallë rinovojnë, shihni Aleksis Sançez tek Arsenali!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.