Tirana e Bylis ecin me trigolësha, Kastrioti mjaftohet me pak

Tirana nuk fal, as nën shiun e Fushë-Krujës. Trioumf 3-0 ndaj Ilirisë, tre gola që në pjesën e parë, spektakël në lojë dhe gola të bukur, sidomos ai i Erando Karabecit në fundin e pjesës së parë.

Triumf i lehtë, që mban bardheblutë në krye të grupit B, 4 pikë mbi Bylisin, që fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Shkumbinit, me dy gola nga Ntefe.

Fitore të arta edhe për Apoloninë e Pogradecin, që tashmë ngjiten ndjeshëm në renditje dhe tregojnë se nuk kanë probleme, përtej faktit që nuk ngjiten dot në Superiore.

Në grupin A Kastrioti vijon pa frena, sepse sot ka mundur 1-0 Burrelin, me gol nga Marku në minutën e 37-të, pak pasi  Kabiru Dumoje humbi 11-metërsh.

Kategoria e Parë – Java 10

Grupi A

Sot, ora 13:00

Tërbuni – Besëlidhja  E SHTYRË NGA MOTI I KEQ

Korabi – Erzeni          1-1

Shënues: Hyseni 53′ / Pasha 90′ (Pen.)

Kastrioti – Burreli      1-0

Shënues: Marku 37′

Nesër, ora 13:00
Vllaznia B – Egnatia
Dinamo – Besa

Grupi B

Sot, ora 13:00

Bylisi – Shkumbini        3-0

Shënues: Ntefe 32′,72′, Murataj 70′

Naftëtari – Turbina       1-1

Shënues: K.Pepa 72′ / Agalliu 47′

Pogradeci – Tomori     3-1

Shënues: Lame 7′, Çekiçi 45′, 52′ (Pen.) / Bitri 80′

Iliria – Tirana                0-3

Shënues: Daja 27′,  Turtulli 42′, Karabeci 45’+1

Shënkolli – Apolonia    0-2

Shënues: Krasniqi 24′, Sota 57′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *