Klubet maqedonase nuk është se shkojnë çdo vit në grupet e kupave të Europës, ndaj Vardarit të Shkupit i falet që e mbylli me vetëm një pikë, si asnjë skuadër tjetër në Europa League këtë sezon.
Sot Vardari barazoi 1-1 ndaj Rozenborgut dhe festoi pikën e vetme që ka marrë deri tani, por ngjarja më e veçantë ishte futja e një qeni në fushë, në pjesën e dytë. Shëtitje për qejf, pa e vrarë mendjen e duke luajtur me lojtarët!