Pesë pikë në 6 ndeshje, Skënderbeu lë poshtë 11 skuadra!

Eksperienca e dytë në Europa League, sa i përket fazës së grupeve, duket se i ka bërë mirë skuadrës së Ilir Dajës. Skënderbeu i sivjetshëm është edhe më i fortë dhe me përvojë se sa ai i dy sezoneve më parë, ku në grupin e Euorpa League pësonte shumë gola dhe në fund e mbylli me vetëm 3 pikë dhe 13 gola të pësuar (1 fitore, ajo ndaj Sporting Lisbonës), edhe pse në grup kishte Beshiktash, Lokomotiv Moskë dhe Sportingun.

Por, edhe sivjet, grupi nuk ishte ndër më të lehtët, me Partizan Beogradin, Jang Bojsin dhe Dinamo Kievin. E megjithatë, në 6 ndeshje, skuadra korçarë totalizoi 5 pikë, që mund të ishin edhe më shumë, nëse në minutën e fundit Jang Bojs nuk do të shënonte. Në fakt, do të ishin 6 pikë për ekipin shqiptar, që do të vendosej kështu si skuadra më e mirë nga ato të eliminuarat si vende të fundit.

Duke analizuar grupet dhe renditjet e pikët e grumbulluara, përfshirë këtu edhe golaverazhin, bie në sy fakti se skuadra korçare vjen pas Herta Berlinit dhe Hofenhaimit, me 5 pikë dhe golaverazh -4 (Herta me -1 dhe Hofenhaim me -2, ndërsa lë pas Guimaresh (-4 por me vetëm 5 gola të shënuar, korçarët me 6). Dhe, nëse i futemi renditjes, me 5 pikë e kanë mbyllur vetëm 8 skuadra nga 14 të tilla (6 me poshtë 5 pikëve), teksa një grup, ai i Atalantës, sheh dy skuadra të marrin të dyja bashkë 7 pikë (Evertoni dhe Apollon Limasoli).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online