Berisha spektakolar, i dhuron vendin e parë Atalantës!

 

I kritikuar, në disa raste, i ngritur peshë në disa të tjera. Etrit Berisha është kështu, merr ose lë! Atalanta e ka kuptuar dhe tashmë është mësuar, por nëse një portier me pritjet dhe sigurinë e tij të jep mundësinë që të dalësh në krye të grupit që përfshin Evertonin, Lionin dhe Apollon Limasolin, atëherë do të thotë shumë. Dhe, në Bergamo, tashmë e dashurojnë, sidomos pas paraqitjes së djeshme.

Jo vetëm më shumë para në arkat e klubit, por short edhe më i lehtë, duke qenë se bergamasakët u renditën në vend të parë, duke mundur Lionin në shtëpi. Një notë (6,5) ajo e portierit të kombëtares kuqezi, që është mëse e merituar, edhe pse në fund e ka “puthur” fati, duke qenë se goditja e dënimit nga Fekir mund të përfundonte në rrjetë për një 1-1 që do të zbriste në vend të dytë skuadrën italiane.

Por, fati ndihmon më të mirët dhe kështu, goli i Petanjës në minutën e 10-të të ndeshjes ishte i çmuar dhe u konservua deri në fund nga “Titi”, që në pjesën e parë u tregua i jashtëzakonshëm. Pritja më e bukur? Ajo ndaj Marianos, vetëm një metër larg portës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online