Gentian Mezani i gëzohet fitores në Shkodër, ndërkohë që kërkon prej skuadrës së tij që të tregohet më e saktë para portës. Ai analizoi arsyet se pse Laçi luan më mirë jashtë, teksa në “Supersport” tha:
“Jemi të kënaqur me rezultatin, ishte një fitore pas një ndeshje ku u ndëshkuam në fillim. Më gëzon shumë që ekipi reagon, ka forcë, ka karakter”.
Shpërdorojmë, por dhe pësojmë sërish në fillim. Kemi bërë një punë të mirë gjatë javës, sërish humbasim përqendrimin dhe nuk jemi të vëmendshëm. Duhet të punojmë akoma më shumë për fillimin e lojës. Duhet t’i gëzohemi kësaj fitoreje, pasi na largon disi nga fundi, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse kampionati është i gjatë.
“Europa? Nuk mundtë flasim për Europën, jemi skuadër e re. Edhe lojtarët që hedhim në fushë janë të rinj. Ne i marrim ndeshjet një e nga një. Nëse luajmë si sot dhe në të shkuarën, edhe rezultatet do të vijnë”.
“Ndeshjet jashtë më mirë? Janë çuna të rinj dhe ndoshta presioni në fushën tonë është më i madh. Jashtë jemi më shumë në ekuilibër dhe mund të godasim në kundërsulme dhe presioni është më i ulët. Edhe në Laç ne kemi zhvilluar ndeshje të mira”.
“Eskerda një vit më parë ka bërë një operim në gju. Edhe lodhja ka bërë punën e saj, por ka marrë dhe goditje. Nuk besoj se ka asgjë serioze”.
“Mendoj se në mbrojtje gabojmë, por dhe shpërdorojmë shumë raste. Nuk mund të shpenzojmë kaq shumë raste, pasi skuadra duhet të motivohet me shënimin e golit. Nuk duhet të presim në fund. Ishte një ndeshje e barabartë. Fundi i lojës ishte mjaft i bukur, pasi të dyja skuadrat kërkuan fitoren. Ne do të punojmë dhe do të bëjmë punën tonë dhe të përmirësohemi nga java në javë”.