Përralla e Brinjolit, portieri i Juventusit që turpëroi Milanin

Quhet Alberto Brinjoli, është 26 vjeç, me rol portier, në pronësi të Juventusit. Nuk ka debutuar me Juventusin, sepse gjithnjë luan në huazim.

Nga Montikiari të Lumexane në divizionin e tretë, pastaj të Ternana. Në sezonin 2015/16 të Sampdoria, vetëm një ndeshje, pastaj një ndeshje të Leganesi në Spanjë. Gjeti veten të Peruxhia në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, ndaj Juventusi e huazoi të Benevento.

Titullar, me pagë 200.000 euro në sezon, duron çdo javë shpotitë e tifozëve, sepse humbjet dhe golat janë bërë objekt humori, por sot erdhi hakmarrja.

Minuta e 95-të, Benevento në sulm, kros në zonë dhe Brinjoli mposhti Donarumën, një që merr 30 herë më shumë.

Një festë pa fund, në stadiumin e tejmbushur, që nuk e ka braktisur skuadrën e zemrës. Po shkojnë në B, por si heronj! Brinjoli, juventini që ndoshta nuk do vishet kurrë bardhezi, pas shumë vitesh do të krenohet: I kam shënuar Milanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online