Europianin e shkuar Erjona Sulejmani ishte një ndër femrat që mahniti nga tribunat e stadiumeve ku luante Zvicra, aq sa u zgjodh femra më e bukur nga ato që janë të lidhura apo të martuara me futbolliste. Bashkëshortja e Blerim Xhemajlit ishte një ndër më të kërkuarat nga kamerat në stadiume dhe ka prëfunduar që atëherë në faqet e para të revistave rozë, thuajse çdo muaj. Megjithatë, historia me Blerim Xhemajlin ka mbaruar këtu, sepse mesfushori i kombëtares zvicerane ka zyrtarizuar ndarjen. Kjo është vërtetuar edhe nga një deklaratë, e lëshuar nga avokatja e tij në të cilën citohej: “Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai ka të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij, si dhe privatësinë e të birit, në rast se bashkëshortja do të përdorë në media historitë private dhe personale”.
ZBULIMI I ERJONËS – “Kapitenët” është një program interesant i cili tregon për jetën private të futbollistëve, duke u fokusuar kryesisht në të dashurat ose gratë e tyre. Erjona Sulejmani, gruaja e Blerim Xhemailit ka folur rreth martesës së çiftit, duke lëshuar deklarata befasuese në program. E pyetur për seksin me futbollistët para ndeshjes, ajo u shpreh: “Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin të masturbohen, se sa të bëjnë seks para ndeshjeve.” Erjona Sulajmani ka vijuar dhe më tej duke deklaruar se futbollisti më seksi është Kristiano Ronaldo!