Sukaj i bindur: Kthesa ka ardhur, ndaj Skënderbeut dua të jem

Xhevahir Sukaj beson se fitorja në Kukës ka qenë një pikë kthese për Partizanin, në një sezon që deri tani ka qenë i zi. Sulmuesi shkodran flet për Supersportin pas fitores së fundit dhe mendon se edhe kundër Skënderbeut mund të vijojë ringjallja.

“Të fitosh në Kukës është tepër e vështirë sepse pak ekipe marrin pikë aty. Ishte shumë e rëndësishme për ne duke pasur parasysh që ishim në pozitë të vështirë. Erdhi në momentin e duhur dhe shpresoj që kjo ecuri nga Kukësi të vazhdojë duke parë që tashmë luajmë me Skënderbeun. Kthesa në Kukës është një ogur i mirë për ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun”.

“E bukura e kampionatit është që të hapet. Korçarët janë shumë përpara për aftësitë e veta. Është një shtysë e madhe për ne që të rikthehemi aty ku u nis ekipi në fillim, për të pretenduar. Me atë fitore që bëmë dhe me shpresë për një tjetër sukses besoj se do të rikthehemi”.

“Kam dhjetë ditë që stërvitem me ekipin gjysmë i diferencuar, por besoj se ndaj Skënderbeut do të jem në dispozicion. Shpresoj, me ndihmën time dhe të gjithë ekipit të arrijmë pikët maksimale”.

“Tifozët e dimë që janë mërzitur me ne, sepse kur e nis ekipin për titull edhe jemi në këtë gjendje, besoj se kanë të drejtë. Iu bëj thirrje që të vijnë, jo nga thirrja ime sepse ata e ndjekin Partizanin 60 vjet përpara se të flas unë, por shpresoj të jenë në stadium sepse ndihma e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne edhe në këtë moment që jemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online