Triada e suksesit, Ngo-Sentamu e Karabeci

Dhjetë gola në total, treshja ofensive më produktivja në Kategorinë e Parë, pritet të dhurojë spektakët

Olsi Avdiaj

Tre heronjtë e ditëve tona të Tiranës kanë nga një emër. Erando Karabeci, Junus Sentamu dhe Majkëll Ngo. Të gjithë me karakteristika të ndryshme, por me një të përbashkët. Të tre së bashku kanë shënuar 10 gola me fanellën e Tiranës. “Një mal me gola”, që kishte kohë që nuk shiheshin te bardheblutë. Dhe për të treguar sa mirë po shkon Tirana, po themi që sezonin e shkuar në 36 javë, bardheblutë shënuan 29 gola, ndërsa në tre javët e Kategorisë së Parë kanë shënuar 7 gola që do të thotë se pas 27 javëve, golat mund të trefishohen nga sezoni i shkuar. Dhe të gjithë golat janë shënuar nga sulmuesit apo mesfushorët. Erando Karabeci është një nga ata që e ka nisur shumë mirë. Fakt është se u dëmtua në pjesën e dytë të sezonit të shkuar dhe nuk luajti për shumë kohë, por Erando tani e ka nisur me 100 në orë. Tre gola në pesë ndeshje zyrtare nuk janë pak. Një mesatare kampionësh dhe “sulmuesi race”. Dhe të thuash që pas sulmuesve nuk ka shumë dëshirë të luajë, por si profesionist është gati të bëjë gjithçka për ekipin e tij. Një rol i gjetur nga Ze Maria për kapitenin, që meriton notën 10 për këtë nisje të sezonit. Ai është shtytësi i kësaj skuadre që po dominon javët e para të Kategorisë së Parë.

 

Po nëse Erando ka shënuar tre gola mes kampionatit dhe Kupës, Junus Sentamu është ai që po shkëlqen, duke qenë golashënuesi i Kategorisë së Parë. Ndoshta blerja më e goditur e bardhebluve. Katër gola, shumë asist, e raste e bëjnë lojtarin më rezultativ te bardheblutë. Një sulmues që lëviz majtas e djathtas që bën gjithçka për golin. Njëri nga ata që po shënon pa pushim. Me një mesatare, 1.3 gola për ndeshje, Sentamu është golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Një zbulim dhe ndoshta një minierë ari për bardheblutë në Verë!

 

Majkëll Ngo nuk do të jetë ndonjëri që do të luajë mirë gjatë gjithë sezonit. As nuk do të shkëlqejë, por gola do të shënojë. Forca e tij fizike, shtatlartësi, por edhe dëshira e tij për të goditur portën po e bëjnë gjithnjë e më shumë vendimtar për Tiranën lojtarin më të gjatë (heqim portierët) të kampionatit shqiptar. Tre gola nuk janë pak për një futbollist që në karrierën e tij ka shënuar shumë pak. Por ai po rilind te Tirana. Sigurisht me kundërshtarët e Kategorisë së Parë, Ngo shëtit në fushë. Por gjithsesi më shumë se çdo gjë tjetër, Tirana ka gjetur tani qetësinë. Atë të golave e rezultateve, që i munguan sezonin e shkuar me 13 javë pa fitore dhe sigurisht meritë është edhe e triadës, Karabeci-Sentamu-Ngo, pa harruar pjesën tjetër të ekipit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *