Mbrojtësi bën autokritikë: Na jepni pak kohë. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe do të reagojmë. Klubi na bëri me dije se nuk ka shaka, duhet arritur objektivi
“Ishin 72 orë intensive, siç është edhe e drejtë të jetë kur vesh një fanellë kaq të rëndësishme. Në Xhenova ndodhi ajo që shpresonim të mos ndodhte. Unë jam i motivuar aq sa duhet për të vijuar të përmirësohem dhe sidomos në kondicionin tim fizik dhe mendor. Por, dëshira për të qenë pjesë e kësaj skuadre dhe se jam lojtar i rëndësishëm janë dy faktorë që më bëjë të jap më të mirën”. Leonardo Bonuçi ndjen peshën e fajit dhe përgjegjësisë, por nuk kapet pas modulit: “Jam i qetë. Dilema e skemës 3-5-2 apo 4-3-3 e 4-4-2 është pjesë e jetës dhe historisë time. Shumë thonë që kam bërë mirë te Juventusi me 3 mbrojtëse, por në Europë kemi luajtur me 4, në Europianin 2012 luajta me 4 dhe në Bari me Venturën me 4. Jam në dispozicion total të trajnerit dhe të trajnerit të Italisë. 3-5-2 nuk u zgjodh sepse erdha unë. Mund të luajë dhe të jap mirë. E di që duhet të përmriësohem”. Sakaq, mbi konceptin e urisë dhe grintës: “Vazhdoj të jetoj me uri dhe stimuj. Jemi ekip i ri dhe është normale që të hasnim të tilla pengesa: të luash çdo tri ditë është ndryshe se sa njëherë në javë. Të rikarikosh mendjen është e rëndësishme. Në shtatë vjet me Juventusin, isha gjithmonë gati që të sfidoja veten për të qenë gati. Duhet të mësojmë që duke luajtur çdo tri ditë duhet të fokusohesh te ndeshja e radhës. Ajo që ndodhi në Xhenova ishte një leksion i rëndësishëm për ne. Kritikat? Nuk jam i kënaqur, sepse bëra shumë gabime preçizioni, mbyllje. Ashtu si thoja më parë, kam dëshirë të përgjigjem në fushë në lidhje me atë që është thënë. i kam marrë gjithmonë kritikat si një stimul. E bëra kur mbërrita dhe do ta bëj tani”.
Mentaliteti – Sa i përket mentalitetit: “Jam momente të vështira, të cilat duhet të ngjallin te ne dëshirën për të tejkaluar limitet, ky është mesazhi që ka mbërritur te skuadra dhe u pa në Vjenë. Ramë sërish në Xhenova, por kritikat ishin të ashpra dhe me të drejtë. Duhet të krijojmë një mentalitet fitues dhe duhet të stërvitemi në maksimum. Problemet? Kur zgjodha Milanin e dija mjaft mirë edhe anën e errët të medaljes, në krahasim me ditën e prezantimit dhe entuziazmit. Prania e klubit ishte mesazh për të gjithë, këtë vit nuk ka shaka. Milani duhet të jetë Milan dhe duhet të kalohen pengesat. Nuk ka kohë për të parë mbrapa dhe duhet të çojmë Milanin në Champions dhe të luftojmë për vendet e para në Serinë A. Nuk ndihem kokë turku, por brenda meje lind dëshira dhe tërbimi për t’u përmirësuar dhe mos gjetur alibi. Jam i mërzitur por kjo më bën të jap më shumë. Te Juventusi mësova se duke dhënë më të mirën në stërvitje dhe duke pasur konkurrencë mes lojtarëve, rezultatet vinin. Do të vijnë edhe te Milani, sepse jemi grup i ri, por do të formohemi. Arritjet në jetë vijnë me vështirësi dhe punë. Nuk ka asgjë të lehtë. Ky grup ka uri dhe do ta tregojë”.