Gjoka: Sot jemi korçarë, uroj që Skënderbeu të na habisë sërish

Sot në mbrëmje Skënderbeu luan një ndeshje me shumë rëndësi kundër Jang Bojs në Europa League, një sfidë ku fitorja vlen shumë, si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë se zgjon ëndrrat për të luftuar për kualifikim, në një grup tejet të vështirë. Është e qartë që në mbrëmje të gjithë do të jemi para ekranit ose në stadium, duke mbështetur skuadrën korçare, që në Europë përfaqëson gjithë shqiptarët, koncept që e përsërit edhe trajneri kampion i sezonit të fundit, Ernest Gjoka, i cili për “Sport Ekspres” analizon sfidën e mbrëmjes së sotme, por pa u ndalur shumë te detajet teknike.

“Uroj që Skënderbeu të luajë një ndeshje spektakolare dhe të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Dihet që faza e grupeve në Europa League është një nivel mjaft i lartë dhe nuk duhet të zhgënjehemi, nga çdo rezultat që do të prodhojë fusha, por Skënderbeu tregoi kundër Dinamo Zagrebit se tashmë ka bërë një kapërcim të madh, edhe psikologjik, ndaj nuk është inferior ndaj Jang Bojs”, shprehet Gjoka, i cili veçon punën e mirë të kolegut të tij Ilir Daja.

“I bëj urimet më të ngrohta trajnerit Daja për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, duhet vlerësuar shumë, pasi ka arritur diçka të madhe në Korçë. Ka gjetur një ambient perfekt, që e ka ndihmuar shumë, por ai vetë ka një meritë të jashtëzakonshme në menaxhimin perfekt të një grupi mjaft cilësor lojtarësh. Skënderbeu na ka befasuar të gjithëve këtë verë dhe uroj të vazhdojë në këtë rrugë”.

Për Gjokën, Jang Bojs nuk duhet pasur frikë, por edhe nuk duhet nënvlerësuar: “Të them të drejtën, nuk është se e njoh rivalin e Skënderbeut, ndaj nuk ka vlerë të flas për aspekte teknike e taktike. Megjithatë, ajo që mund të them është se mjafton të shohim që Jang Bojs kryeson kampionatin zviceran, për të kuptuar sa vlen. Bazeli, skuadra më e mirë zvicerane, shpartalloi Benfikën mbrëmë, ndërsa në kampionat është poshtë Jang Bojs, ndaj besoj se Skënderbeun e pret një ndeshje shumë e vështirë, aq më shumë që kam lexuar se ka mungesa të rëndësishme. Gjithsesi, organika e Skënderbeut është e kompletuar dhe sot nuk duhet pasur frikë, pasi fundja presioni mbi Skënderbeun nuk është aq i madh sa ishte në ndeshjet kualifikuese. Me pak fat, mund të merret një rezultat i mirë, që do të na gëzonte të gjithë, sepse sot jemi korçarë, nuk ka vlerë fare ndarja që bëhet më pas, në ndeshjet e kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online