Mesfushori i talentuar i Vllaznisë, Ardit Krymi, duke folur në Supersport pas barazimit në Gjirokastër, ka prekur edhe çështjen e financiare, me pagat e Vllaznisë që po vonohen shumë.
“Vinim nga një humbje zhgënjyese dhe ishim paksa jo të qetë, ndaj sot luajtëm me synim kryesor të mos humbnim. Morëm një rezultat të mirë, për situatën ku ishim, ndërsa në ndeshjen me Laçin shpresojmë të gjejmë fitoren, për të kënaqur edhe tifozët, që mbetën të zhgënjyer nga ndeshja e shkuar.
“Problemet financiare? Realisht, shumica e futbollistëve janë familjarë dhe nuk është normale që të kenë gjithë kohën mendjet te pagat. Uroj që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt dhe kryetarja e Bashkisë na ka premtuar se gjithçka do të marrë zgjidhje deri në fund të muajit”.