Skënderbeu-Partizani nuk është vetëm dueli mes dy klubeve ndër më të rëndësishëm në vitet e fundit në futbollin shqiptar. Është ndoshta dhe dueli mes dy presidentëve, dy personazheve shumë interesantë, te cilët kanë investuar në futboll dhe po e bëjnë këtë gjë me seriozitetin e duhur.
Ardjan Takaj, 4 tituj kampion, një vend i tretë, dy herë kualifikim në grupet e Europa Ligës, nuhatës i madh për të ndërtuar ekipe te fortë, organikë cilësore dhe shitje lojtarësh. I qetë, asnjëherë polemizues, i ekuilibruar dhe në përgjithësi i beson stafeve shqiptare në pankinë dhe në klub.
Gazmend Demi e mori Partizanin nga kategoritë inferiore, e riktheu në një emër të madh dhe investoi shumë e madje po vazhdon ta bëjë edhe në infrastrukturë me ndërtimin e kompleksit të ri. Ende në kërkim te titullit të parë apo kupës. Në Europë i suksesshëm në 2016 deri në play-off të Europa Ligës. Për momentin i beson tërësisht një stafi italian me në krye Luçiano Moxhin. Shumë interesant në daljet publike, di si të krijojë karizëm dhe ka gjithmonë një batutë gati. Nuk përfshihet në çështje teknike dhe i lë dorë të lirë stafit, jo vetëm në vendime, por dhe në përzgjedhje lojtarësh.
Në fushë ndoshta nuk luajnë presidentët, por pse jo modelet e tyre. Kush do te fitojë, Takaj apo Demi? Në ndeshjet direkte Demi është më lart, ndërsa ne trofe sundon Takaj.
Gjergji Stefa