Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim për Supersport, ka komentuar barazimin kundër Partizanit, duke u shprehur i kënaqur.
“Kishim ardhur për fitore, por edhe barazimi është një rezultat i mirë. Kuptohet që skuadra do kohën e vet dhe kanë ardhur lojtarë të rinj, si Alijev, që ka nevojë për kohë ambientimi, por jemi të bindur që loja do të vijë”, u shpreh bosi i klubit kampion.
Një deklaratë e shkurtër, por Gjici dukej i qetë dhe në humor, shenjë se ndeshja i ka pëlqyer.