Klubi i Çelsit ka urdhëruar tifozët e vet të mos këndojnë më këngën e re për idhullin e tyre të ri Alvaro Morata, pasi në të ka përmbajtje anti-semitike. Morata e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin, duke shënuar dhe në fitoren 2-1 përballë Lesterit.
Ai është ngritur në qiell nga tifozët e Çelsit që kishin udhëtuar në Lester Siti, por ata e kanë tepruar duke ofenduar rivalët londinezë të Totenhamit, që njihet si klubi me mbështejen izraelite në Londër. Bosi i Çelsit Roman Abramoviç ndër të tjera është dhe kryetari i federatës së komunitetit hebre në Rusi dhe nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e tifozëve të tij.
Një zëdhënës i Çelsit pas ndeshjes ka thënë: “Klubi dhe lojtarët vlerësojnë mbështetjen pasiononte të tifozëve, por gjuha e përdorur në këngën për Alvaro Moratën është e papranueshme”